Aktualitet

Gjendet e pajetë një grua në afërsi të Petroliferës në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Gjendet e pajetë një grua në afërsi të

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur e pajetë, një grua.

Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për 71-vjeçaren Nadire Nelaj, e cila ishte shpallur e zhdukur dhe ishte denoncuar humbja nga familajrët e saj.

Një ditë më parë familjarët e të moshuarës denoncuan rastin në ‘BalkanWeb’, ku apelonin për ndihmë për të gjetur 71-vjeçaren. Kujtojmë se Nelaj kishte humbur kontaktet me familjen e saj që prej 8 tetorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës, ku pritet identifikimi dhe ekspertiza për shkaqet e vdekjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH