Aktualitet

Gjendet dakordësia për KQZ, Gjiknuri: Plotësuam kërkesat e opozitës

Shkruar nga Liberale
Gjendet dakordësia për KQZ, Gjiknuri: Plotësuam kërkesat e

Bashkëkryetari i Komisionit Zgjedhor, Damian Gjiknuri ka folur pas mbarimit të takimit të Këshillit Politik. Gjiknuri tha se është rënë dakord me opozitën për çështjet e mbetura pezull.

"Sot përfunduam punën që kishim nisur dhe ramë dakord për çështjet që kishin mbetur pezull, për KQZ, zgjedhjen e anëtarëve etj. Plotësuam kërkesat që kishte opozita.

Nga ana tjetër ekspertët morën detyrë që ta zbardhnin këtë tekst dhe për dy-tre ditë teksti do ti dërgohet Kuvendit. Kemi rënë dakord që për ligjin e ri zgjedhor që do të impelmentohet pas zgjedhjeve vendore të radhës që hyjnë në fuqi pasi kalojnë dy palë zgjedhje menduam që të çojmë një pjesë të dytë të legjislacionit shumë shpejt në Kuvend", tha Gjiknuri.

Ai shtoi më tej se puna për Kodin Zgjedhor mund të quhet e mbyllur, por do të vazhdojë puna për financimin e partive dhe çështjeve të tjera.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH