Aktualitet

Gjenden pas 14 orë kërkimesh turistet e humbura në Llogara

Shkruar nga Liberale
Gjenden pas 14 orë kërkimesh turistet e humbura në Llogara

Dy turistë të huaja që kishin humbur natën e kaluar në Llogara janë gjetur nga Policia e Vlorës në orët e para të mëngjesit. Sipas uniformave blu, turistet, një franceze dhe australiane, kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara.

Të dyja kishin mbetur të bllokuara në rrugën e kthimit, por janë gjetur nga policia pas 14 orësh kërkime.

Kërkimet jane kryer në rrugë tokësore dhe detare gjatë natës dhe më në fund janë lokalizuar rreth 2.5 kilometra në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”.

“Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH