Aktualitet

Gjenden eshtrat e 3 personave në Kosovë, ministrja e drejtësisë: Pas ADN-së do t’ju dorëzohen familjarëve

Shkruar nga Liberale
Gjenden eshtrat e 3 personave në Kosovë, ministrja e

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi për gjetjen e mbetjeve të eshtrave, të së paku 3 personave, që sipas ekspertëve mjeko-ligjor, mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë. Gërmimet janë bërë në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Komisioni për Persona të Zhdukur informon se pas konfirmimit të ADN-së do të dalin me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve.

Albulena Haxhiu, ministre e drejtësisë së Kosovës konfirmoi se 3 trupat e gjetur sot në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, pas pranimit të rezultateve të ADN, do t’iu dorezohen familjarëve.

“Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë. Pas pranimit të rezultateve të ADN, trupat do t’iu dorezohen familjarëve.

Falenderoj ekipin për angazhimin. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë!”, tha Albulena Haxhiu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH