Aktualitet

Gjenden eshtra pran një liqeni

Shkruar nga Liberale
Gjenden eshtra pran një liqeni

Liqeni Mead ka shërbyer për ujë të pijshëm gjatë një periudhe të gjatë, ku siguronte ujë për 20 milion banorë. Por për shkak të kushteve atmosferike, rezervuari Liqeni Mead po thahet me shpejtësi.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është se nga tharja e ujit, në shtratin e liqenit kanë nisur të shfaqen eshtra të hedhura aty në periudha të ndryshme.

Mbetjet e fundit njerëzore u raportuan të shtunën, ndërkohë që më 1 maj aty u gjet një trup i pajetë i futur në një fuçi. Policia ka paralajmëruar se me shumë gjasa, brenda liqenit do të ketë edhe më shumë trupa të tjerë.

Hetuesit thanë se trupi i gjetur javën e kaluar i përket një personi të vrarë me armë zjarri në vitet 1970 apo 1980. Hetuesi për vrasjet në policinë e Las Vegasit, Togeri Ray Spencer, tha për mediat lokale se koha ishte caktuar nga veshjet dhe modeli i këpucëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH