Pavarësisht se politikanët shqiptarë trumbetojnë se proceset zgjedhore janë brenda standardeve, një gjë e tillë nuk ndodh as në Kosovë e as në Shqipëri.
Sot Kpspva voton për parlamentin e ri prej të cilës do të dalë edhe qeveria e re.
Por një i moshuar nga Prishtina, kur ka shkuar për të votuar ka gjetur në listë emrin e djalit të tij që ka ndërruar jetë 12 vjet më parë, më 22 tetor 2007.
“Kjo nuk është në rregull, jam prekur shumë. Sa herë i kam lajmëruar të gjithë se djali im nuk jeton më”, ka rrëfyer plaku për T7.
Ai ka apeluar që të mos luhet me ndjenjat e të gjallëve.
“Sa herë po vij të votojë po vi me idenë se emri i djalit të ndjerë do të largohet, por jo”, ka thënë ai i shqetësuar./Gazeta Liberale