Aktualitet

Gjekmarkaj: Avokati i Popullit s’duhet të jetë pinjoll i diktaturës, ja kush i përmbush kushtet

Shkruar nga Liberale
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaron se Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës! Përmes një komenti në rrjetin social Twitter, Gjekmarkaj kujton se Basha dhe ata që e ndjekin nuk kanë tagër për ta caktuar atë. Por ai shton se Deputetet e PD s'kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Gjithashtu Gjekmarkaj ka treguar se cilën prej 20 kanditaturave mbështet. “Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në Perëndim dhe familje historike i përmbush kushtet”, shkruan mes të tjerash Gjekmarkaj. Në total janë 20 kandidatë të cilët kërkojnë të marrin drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, institucion që sipas traditës politike i besohet opozitës dhe që zgjidhet me 84 vota. Për postin e kreut të Avokatit të Popullit kandidatin, ish-drejtori i Policisë Ahmet Prençi, ish kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilirjan Rusmali, po ashtu ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi. Mes emrave bie në sy dhe ai i këshilltarit të Presidentit, Bledar Dervishaj, po ashtu emri i juristit Jordan Daci. Kandidat për Avokat Populli është Altin Goxhaj dhe ish kreu i të përndjekurve politik, Besim Ndregjonaj. Për këtë detyrë të rëndësishme kandidon edhe Sali Shehu, ish kreu i FRD-së, po ashtu dhe avokati dhe anëtari i KAS, Ledio Braho.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH