Horoskop

Gjej shenjën tënde të Horoskopit dhe mëso se ç’do të ndodhë gjatë kësaj jave

Shkruar nga Liberale
Gjej shenjën tënde të Horoskopit dhe mëso se

Dashi

Kjo javë të lidh më shumë me njerëzit që të rrethojnë. Plutoni shkon në prapravijë te Mërkuri, duke bërë që të ribashkohesh me disa njerëz që i ke lënë pas. Gjithashtu, gjatë kësaj jave, do të kesh dëshirën që të shprehësh të gjitha ndjesitë e tua dhe të krijosh një lidhje me intime me personin e zemrës.

Mund të kesh si synim ndryshimin e karrierës dhe në fakt, Plutoni të frymëzon të rishikosh zgjedhjet e tua. Kjo javë të fton të njihesh më mirë me dikë që është totalisht ndryshe nga ti, por ku i dihet, mbase e plotësoni njëri-tjetrin.

Binjakët

Këtë javë do bësh atë që di të bësh më mirë: Të ndryshosh mendje! Gjithsesi, mos harro edhe sa e rëndësishme është të heqësh dorë nga ca vese dhe zakone të këqija dhe të gjesh paqen tënde të brendshme. Afërdita në Gaforre do të të mundësojë që të bësh një balancë më të mirë të financave dhe marrëdhënieve.

Gaforrja

Ç’u bë me besimin, Gaforre? Pse kaq skeptike këto ditë? Nejse, gjithçka do të rregullohet sot dhe ti do të ndërmarrësh ca rreziqe të reja, të cilat të shtyjnë të kesh më shumë besim tek të tjerët. Shprehi dëshirat, shpresat, madje edhe frikërat me këdo që ndien të bësh një rrëfim të sinqertë.

Luani

Në mes të kaosit dhe kontradiktave, ti do të qëndrosh (si rrallëherë) i qetë. Kjo javë i përket familjes dhe të dhuron ngrohtësi dhe siguri emocionale. Lër pas dramat dhe njerëzit e së shkuarës, që të kesh një të tashme dhe të ardhme më të mirë.

Virgjëresha

E gjithë bukuria qëndron te gjërat e vogla, Virgjëreshë! Do ta kuptosh shumë shpejt se ato që duken si detaje të parëndësishme, luajnë një rol shumë të madh në krijimin e një tabloje të qartë për jetën tënde.

Ah, edhe kjo javë të bën të vendosësh disa kufij më tepër me njerëzit që të rrethojnë.

Peshorja

Këtë javë, do t’ia dish më shumë vlerën vetes dhe do të kesh më tepër vetëbesim. Do të jesh më i hapur ndaj të panjohurës dh ekjo do të të ndihmojë të sfidosh veten dhe të tejkalosh disa frikëra që të kanë mbajtur pezull.

Akrepi

Inteligjenca jote emocionale do të jetë më aktive se kurrë, duke të motivuar që të shprehësh ndjesitë e tua. Një mundësi fantastike do të shfaqet para teje, në mënyrë që të rifillosh nga e para diçka të rëndësishme për ty.

Shigjetari

Zgjero komunikimin dhe përfito nga të gjitha burimet, për të marrë më shumë dije dhe aftësi të reja, të cilat shumë shpejt do të përkthehen në sukses dhe para. Çlirohu nga limitet dhe sjelljet që nuk të shërbejnë.

Bricjapi

Vendosi në praktikë ato që mëson! Gjatë ditëve në vijim do të përjetosh një transformim në bindjet e tua në politikë, komunitet, apo edhe shoqëri. Sa i përket marrëdhënies, shumë kimi dhe pasion duket në horizont.

Ujori

Koha për një rishikim, Ujor! Mëso nga gabimet që ke bërë në të shkuarën, pasi vetëm kështu mund të ecësh përpara dhe të bësh përparim. Ji i sinqertë me veten dhe të tjerët dhe shiko se sa shumë mundësi do të shfaqen.

Peshqit

Lëre të shkuarën pas! Ndërmerr një aventurë të re, zgjero horizontin dhe dijet e tua. Afërdita në Gaforre tërheq një marrëdhënie të re, e cila të ndihmon të ndihesh dhe të jesh edhe më i sigurt në vetvete.

Poll
SHQIPENGLISH