Aktualitet

"Gjatë presidencës së Berishës u zhdukën 72 disqe me spiunët e sigurimit"

Shkruar nga Liberale
"Gjatë presidencës së Berishës u zhdukën 72 disqe

Indrit Vokshi, një zë kritik i Sali Berishës, referuar debatit të 24 orëve të fundit, ku Autoriteti i Dosjeve nxori që Ilir Meta ka qenë sigurims, akuzon se në vitet 1990, gjatë presidencës së Sali Berishës, janë zhdukur 72 disqe që kishin emrat e ish-bashkëpunëtorëve të diktaturës që ishin në postet kyçe të politikës. Ai thotë se disqet u zhdukën, por jo regjistrat që janë ende aty.

“Në vitet 1990, gjatë presidencës së Sali Berishës, janë zhdukur 72 disqe. Në 56 prej atyre disqeve, kanë qenë emrat dhe veprimtaria e njerëzve të politikës, bashkëpunëtorë të rekrutuar të shërbimeve sekrete.

Zhdukja është zbuluar në 1997 dhe është bërë denoncim në prokurori. Personi që i ka zhdukur është arratisur në Belgjikë. Mirëpo regjistrat nuk janë zhdukur, janë aty. Emrat figurojnë në regjistra. Këto i ka thënë publikisht djali i Nafiz Bezhanit, kryetarit të Komisionit të Dosjeve që i ka dhënë certifikatën e pastërtisë Ilir Metës.

Djali i Nafizit, rastësisht, është Viron Bezhani, kandidat për deputet i LSI-së, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës për LSI, kryetar i Komitetit Olimpik Kombëtar.

Pa u zbardhur zyrtarisht, quhet se ne nuk e dimë a ka dosje apo s'ka dosje Ilir Meta. Ajo çfarë dimë sepse u deklarua, është se Sali Berisha nxori nënkryetarin e tij për të mbrojtur Ilir Metën, duke deklaruar se regjimin na e paska kapur paniku nga rikthimi i Metës, prandaj i ka çuar letër parlamentit.

Po përveç panikut që ka kapur regjimin, e vërteta a ka ndonjë rëndësi për “misionarin e të vërtetës”? Si mendon ky, a ka qenë Meta bashkëpunëtor apo i bien në qafë kot, siç i ranë në rastin e videos së vitit 2011?” shkruan ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH