Showbiz

"Është shumë e vështirë", Giorgio Armani: Zgjohem në mëngjes dhe kujtoj që jam 88 vjeç

Shkruar nga Liberale
"Është shumë e vështirë", Giorgio Armani:

Stilisti italian, Giorgio Armani, në një intervistë për CNN ka folur për veten e tij dhe faktin që tashmë është i moshuar.

“Duhet të harroj që jam 88 vjeç, përndryshe ka mbaruar. Duhet të provoj sikur kam filluar sot, dhe ky është një problem sepse kur zgjohem në mëngjes, jam 88 vjeç, gjë që është shumë e vështirë”, deklaron ai, sa i përket punës dhe pasionit të tij si stilist.

Sipas CNN, edhe pse ka krijuar një perandori mode, ka miliarda dollarë dhe shumë çmime ndër vite, ai sërish është i pakënaqur.

"Nuk jam i kënaqur, sepse dua që puna ime aktuale të vlerësohet, të mos ketë çmim për atë që kam bërë, të mos ketë një vërtetim për diçka të kaluar. Kjo është ajo që më zgjon çdo mëngjes. Më duhet ende të provoj veten time", shprehet ai.

Ndërkohë që pavarësisht moshës, ai shprehet se kurrë nuk ka parë kaq shumë ëndrra gjatë jetës së tij.

"Ndonjëherë ëndërroj të bëj një sfilatë të bukur mode dhe kur zgjohem, jam shumë i zemëruar sepse ishte vetëm një ëndërr”, thotë Armani, që si duket pakënaqësia e ndjek edhe në ëndërr. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH