Showbiz

Gigi Hadid harron DiCaprion, modelja në një lidhje dashurie me Bradley Cooper

Shkruar nga Liberale
Gigi Hadid harron DiCaprion, modelja në një lidhje dashurie me Bradley

Në shkurt, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio i dhanë fund lidhjes së tyre të shumëpërfolur dhe gjithçka duket se ka ecur përpara.

Ylli i filmit shfaqet me femra të ndryshme në krah në intervale të rregullta. Tashmë janë publikuar edhe fotot e Hadid, e cila duket se po provon sërish fatin me një aktor hollivudian. Këtë herë, modelja është parë duke shkuar në darkë me Bradley Cooper.

Ata kanë shijuar sipas Daily Mail një darkë në Nju Jork. Pa u bërë të ditura më shumë detaje se çfarë po ndodh mes tyre, mediat ndërkombëtare e cilësuan këtë shoqërim si “surprizë të madhe”.

Ata theksojnë miqësinë e madhe mes Cooper dhe DiCaprio, të cilët njihen prej mbi 20 vitesh.

Konkretisht, ata u takuan për herë të parë kur Cooper ishte duke punuar në një hotel në Nju Jork dhe e ndihmoi yllin e “Titanic” në dhomën e tij.

Në vitin 2011, ai i tha revistës Esquire se ishte portier në Hotel Morgans dhe mendonte se ai dhe Leonardo ishin shumë të ndryshëm.

Bradley Cooper u regjistrua në Actors Studio kur DiCaprio tashmë kishte "ndërtuar" një karrierë premtuese në "Titanic".

Që atëherë të dy janë bërë miq të mirë dhe kanë pushuar së bashku në Meksikë, kanë kaluar kohë në një hotel në Miami dhe së fundmi kanë marrë pjesë në festivalin muzikor Coachella.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH