Globi

"Gëzon shëndet të plotë", Peskov mohon thashethemet për Putinin

Shkruar nga Liberale
"Gëzon shëndet të plotë", Peskov mohon

Një zëdhënës i Kremlinit mohoi sot raportet se presidenti rus Vladimir Putin ishte i sëmurë dhe qeshi kur u pyet në lidhje me thashethemet se presidenti rus po përdor një sozi për daljet e tij publike.

“Gjithçka është në rregull me të, ky është absolutisht një tjetër lajm i rremë,” tha Dmitry Peskov kur u pyet për një postim nga një burim i paidentifikuar, sipas të cilit, Presidenti rus pësoi atak kardiak mbrëmjen e së dielës.

Peskov qeshi më të madhe në përgjigje të pyetjes tjetër lidhur me sozitë, teksa mohoi që Putini ta ketë një të tillë.

“Kjo i përket kategorisë së informacioneve absurde dhe plotësisht false, të cilat i diskutojnë një sërë mediash me këmbëngulje të lakmueshme”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit.

Putini, një praktikues entuziast i sporteve ekstreme, përfshirë Xhudon, që ka kultivuar prej vitesh imazhin e një “burri të fortë” dhe gjithmonë në aksion, mbushi 71 vjeç në datën 7 tetor.

Ai ka një kalendar të ngjeshur me takime dhe shfaqje publike, shumë prej të cilave të transmetuara në media. Kohëve të fundit vizitoi Kinën, ndërsa bëri dhe ndalesa në disa qytete në Rusi.

Në një intervistë në vitin 2020, Putini mohoi zërat se përdor sozi, edhe pse konfirmoi se në të kaluarën i ishte ofruar ta përdorte një të tillë për shkaqe sigurie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH