Aktualitet

Gërvalla kritike ndaj Ramës: Kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhjet dhe duke dërguar drafte në Francë

Shkruar nga Liberale
Gërvalla kritike ndaj Ramës: Kontributi nuk jepet duke anuluar

Marrëdhëniet mes liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë në ditët më të mira, kjo pvr shkak se ka pakënaqësi nga të dyja anët. Kryeministri Edi Rama nuk bie dakord me qëndrimin që ka mbajtur homologu i tij Kurti në lidhje me tensonin në komunat me shumicë serbe, ndërsa politika e Kosovës e kritikon Ramën për qëndrimin dhe aktet e tij të fundit.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla thotë se Rama nuk mund të sillet me Kosovën si i dërguar i BE, pasi Kosova, Shqipërinë nuk e sheh si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.

“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE, se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë. Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, tha Gërvalla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH