Showbiz

Gerta Gixhari për Bledi Manen: Nga luan doli një mace

Shkruar nga Liberale
Gerta Gixhari për Bledi Manen: Nga luan doli një mace

Gerta Gixhari, motra e Olta Gixharit ka qenë e ftuar në "Wake Up", ku tha se, Bledi Mane ishte një lojtar i fortë dhe sipas saj, me largimin e tij tregoi dobësi.

"Prisja që Bledi të ishte lojtar i fortë. Nga luan doli një mace. Është një dobësi e Bledit largimi nga loja në atë pikë. Pavarësisht arsyeve që nuk donte te ndante çiftin. Ai e njeh sirtuatën që nga jashtë. Unë u gëzova kur do futej Bledi, mendoj që duhet të ishte një treshe e fortë në shtëpi. Bledi mund ta luftonte Luizin dhe Oltën. Unë mendova se do të dilte Kiara. Por ai nuk e ka perceptuar se opinioni publik kishte filluar të ndryshonte dhe të mendonte që edhe Kiarën ta nxirrte", tha Gerta.

Kujtojmë se, gazetari Bledi Mane u largua nga shtëpia e Big Brother Vip, me arsyetimin se nuk donte të ndante çiftin Kiara-Luiz.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH