Politikë

Gert Bogdani vetëshpallet kandidat për kryebashkiak: Më do Tirana (baza e partisë)

Shkruar nga Liberale
Gert Bogdani vetëshpallet kandidat për kryebashkiak: Më do Tirana

Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani thotë se është i gatshëm që të kandidojë për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke vetëshpallur kështu kandidaturën e tij.

Nuk dihet se e ka shpallur me pëlqimin e partisë apo grupimit që përfaqëson, megjithatë Gert Bogdani ka folur në emrin personal dhe është shprehur se baza ia kërkon kandidimin.

“Asnjëherë s’i kam bërë bisht sfidave, dhe sidomos në këtë rast që është sfidë e rëndësishme. Prej kohësh ma ka kërkuar baza, qytetarët e Tiranës se ka ardhur koha për një ndryshim në Tiranë. Këta që firmosin lejet e ndërtimit nuk e shohin jetën në Tiranë”, tha Bogdani, në studion e “Euronews Albania”.

Bogdani u shpreh se këtë gjë ia kanë kërkuar prej kohësh baza dhe qytetarët e Tiranës. Aktualisht ai është rreshtuar krah Rithemelimit në PD dhe mundet që më 3 nëntor Apeli të njohë Partinë e drejtuar aktualisht nga Enkelejd Alibeaj.

Në këtë rast ambicia e Bogdanit mund të kalojë nga pëlqimi i Partisë së Lirisë, ose të kandidojë i pavarur. Sipas tij, situata që po kalon PD brenda vetes e bën më të vështirë, pasi siç tha ai, opozita ndodhet përballë një kundërshtari që ka para të bëra me korrupsion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH