Showbiz

Georgina Rodriguez në Venecia me fustanin e stilistes shqiptare

Shkruar nga Liberale
Georgina Rodriguez në Venecia me fustanin e stilistes shqiptare

Georgina Rodriguez ka zgjedhur sërish stilisten shqiptare Lia Stublla për ta veshur në Festivalin e Filmit në Venecia.

Partnerja e Cristiano Ronaldos shkëlqeu në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi me temina dhe dekolte të hapur të stiluar nga Lia Stublla.

“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjën e bukur Georgina, shumë faleminderit edhe njëherë që i besove punës sonë, ti i bën që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe ❤️?”- shkroi stilistja në një postim në Instagram, shoqëruar me disa foto të modeles me fustanin e zi.

Kjo është hera e tretë që Georgina Rodriguez zgjedh Lia Stubllës për tu veshur në eventet e mëdha botërore.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1159449,1159451,1159448,1159450,1159447"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH