Showbiz

Genta Ismajli tregon planet e dasmës: Do bëj dy

Shkruar nga Liberale
Genta Ismajli tregon planet e dasmës: Do bëj dy

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli e ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up", tregoi se ka menduar edhe martesën me partnerin e saj turk. Genta ka në plan të bëjë dy dasma teksa shprehet se e ka ëndërr të vesh fustanin e bardhë.

Këngëtarja u shpreh se ka udhëtuar shumë gjatë jetës për shkak të karrierës së saj dhe mendon se ritmi nuk do i ndryshojë edhe pas martesës.

"E kam menduar edhe martesën, edhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do të më ndryshojë. Do doja të bëja dy dasma, një tradicionale, një klasike. Është ëndrra e çdo femre të vesh fustanin e bardhë, të ketë një familje të mirë", u shpreh Genta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH