Aktualitet

Genc Pollo zbulon "skenarin" e Ramës dhe Bashës: Synonin ta përdornin Escobar-in

Shkruar nga Liberale
Genc Pollo zbulon "skenarin" e Ramës dhe Bashës: Synonin ta

Genc Pollo shkruan në rrjetet sociale se si Rama ashtu edhe Basha synonin t'a përdornin vizitorin nga Washingtoni, Gabriel Escobar.

"Rama donte t'i shkëpuste diplomatit amerikan një fjalë në favor të Minishengenit/Ballkan-Hapu", shkruan ai.

Ndërsa për Bashën thotë se, "donte t'i shkëpuste diplomatit amerikan një fjali kundër Berishës e kundër kuvendit partiak në 11 dhjetor". 

Postimi i Pollos:

Si Rama ashtu edhe Basha synonin t'a përdornin vizitorin nga Washingtoni. Rama donte t'i shkëpuste diplomatit amerikan një fjalë në favor të Minishengenit/Ballkan-Hapu.

Basha donte t'i shkëpuste diplomatit amerikan një fjali kundër Berishës e kundër kuvendit partiak në 11

dhjetor.

Por ndyshe nga çfarë mund të jetë thënë edhe shkarazi muaj më parë, diplomati amerikan, përmes njoftimit zyrtar, zgjodhi të mos shprehte përkrahje për nismën Vuçiç-Rama; gjithashtu ai e pa me vend të mos deklaronte asnjë kritikë ndaj mazhorancës stërmadhe të demokratëve dhe institucioneve legjitime të Partisë Demokratike.

Rama e Basha dështuan. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH