Aktualitet

Gazment Bardhi zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së

Shkruar nga Liberale
Gazment Bardhi zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i nënkryetarit që ushtron detyrën e kryetarit të grupit parlamentar, deputetët e PD-së janë mbledhur për të plotësuar vakancën.

Në përfundim, është propozuar emri i Gazment Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, ndërsa ka nisur procedura e njoftimit të Kuvendit mbi emërimin e ri.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përbëhet nga 33 anëtarë, prej të cilëve ishin të pranishëm 19, të cilët votuat të gjithë pro zgjedhjes së Bardhit.

Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.

Kanë munguar në mbledhje deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, deputetët e “grupit Berisha” Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si dhe deputetët Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga pozicioni i kryetarit dhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH