Politikë

Gazment Bardhi përshëndet punën e SPAK për sekuestrimet e pronave: Të mos jetë e largët dita, kur edhe Rama të përballet me drejtësinë!

Shkruar nga Liberale
Gazment Bardhi përshëndet punën e SPAK për sekuestrimet e

Deputeti i përjashtur nga PD, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me vendimin e SPAK për sekuestrimin e pronave të bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Me akuzën për përfitim pasurie me falsifikim të dokumenteve zyrtare, SPAK ka sekuestruar 5512 m2 truall në bregdetin e Himarës, që i posedon biznesmeni Artan Gaçi, ish-deputet socialist dhe bashkëshorti aktual i deputetes e ish-ministres Olta Xhaçka. Po ashtu SPAK sekustroi edhe pronat e një investitori tjetër strategjik, Pëllumb Gjoka.

Në reagimin e tij ai nuk ka thënë asgjë për hetimin ndaj ish-kryeministrit, Berisha.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin. Përveç miqësisë me Kryeministrin, qartësisht duket se kriteri mbi të cilin Edi Rama i ka shpallur investitorët strategjikë ka qenë grabitja e pronave publike e private prej tyre!

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes fallsifikimit. Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë trafikantë droge dhe porositës vrasjesh me pagesë.

Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë me zhvillimin, por me pastrimin e parave nga punët e pista. Me këto para kanë blerë edhe fallsifikimin e pronave, ku kanë ngritur dhe po ngrenë perandorinë e krimit dhe të korrupsionit.

Mbi këto vendime, Edi Rama ka vendosur firmën e tij dhe nuk duhet të jetë e largët dita, kur ai do të duhet të përballet me drejtësinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH