Aktualitet

Gazment Bardhi: Nesër dorëzojmë amendamentet në Kuvend 

Shkruar nga Liberale
Gazment Bardhi: Nesër dorëzojmë amendamentet në Kuvend 

Partia Demokratike do të dorëzojë ditën e nesërme në Kuvend, 3 amendamentet kushtetuese për vetingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe reformën territoriale.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat pas takimit me demokratët e Komisionit të Ligjeve u shpreh se këto amendamente janë në interes të qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se PD ka pasur dhe do të ketë bisedime me ndërkombëtarët lidhur me këto amendamente.

“Siç jemi njohur, grupi i PD dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese. Pastrimi i politikës nga të korruptuarit, së dyti rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve dhe së treti një reformë të re territoriale. Autorizoi, anëtarët e PD në komisionin e ligjeve si grup pune për finalizimin e amendamenteve. U ra dakord për të gjitha çështjet dhe vendosëm që ditën e nesërme të dorëzojmë amendamentet kushtetuese në Kuvend. Të treja çështjet nuk janë në interes të PD-së por për qytetarët shqiptarë. Duhet të siguriohet që në institucionet qeveritare të mos kemi persona të korruptuar dhe me lidhje me krimin, sikundër dhe një reformë zgjedhore të plotë dhe një reformë territoriale. Nesër do njiheni me propozimet e plota. Detyra e opozitës është të sigurojë zgjidhje për hallet e qytetarëve. Mazhoranca me gjithë problemet që ka pas zgjedhjeve do të duhet t’i rikthehet interest të qytetarëve. Ky është momenti, propozimet do jenë të shkruara. Janë propozime që kanë lidhje me interesin e qytetarëve. Ka dhe do të ketë bisedim me ndërkomëbëtarët. E rëndësishme është që nesër do dorëzojmë amendamentet” – tha Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH