Aktualitet

Gazment Bardhi: Lirimi para kohe i Saimir Tahirit, një tallje e drejtësisë me drejtësinë

Shkruar nga Liberale
Gazment Bardhi: Lirimi para kohe i Saimir Tahirit, një tallje e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratik, Gazment Bardhi ka reaguar për lirimin e Saimir Tahirit.

Ai shkruan se ky vendim i marrë nga Gjykata e Elbasanit ishte politik.

"Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantojë paprekshmërinë e grupeve kriminale, thellojë bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar.

Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake.

Abuzuesit e pushtetit duhet të vujanë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabratë me cdo qytetar tjetër. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroj vendimin e sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.", shkruan Bardhi.

Nga sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi dhe jo në një nga qelitë e burgut të Kosovës në Lushnje ku po vuante dënimin e dhënë në muajin shkurt 2022.

Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në shtëpi dhe urdhërohet të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH