Politikë

Gazment Bardhi kërkon që të mbledhë më 27 korrik Këshillin Kombëtar

Shkruar nga Liberale
Gazment Bardhi kërkon që të mbledhë më 27 korrik

Në një kohë kur një pjesë e Partisë Demokratike të vulës vijon përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të ri, e me shumë gjasë rikthimin e Lulzim Bashës, një pjesë tjetër, konkretisht 7 deputetë, kërkojnë anulimin e zgjedhjeve.

Kështu dy ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD-së, pra me datën 27 korrik, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi bën me dije se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve për kryetar.

Mbledhja parashikohet të mbahet në orën19:00, ndërsa në njoftimin e bërë publik për mediat sqarohet se Bardhi e ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Bëhet e ditur se mbledhja parashikohet që të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar..

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH