Globi

Gazi rus përçan sërish BE-në, disa shtete kundër e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Shkruar nga Liberale

Hedhja e hapave për të goditur Rusinë, pasi ajo sulmoi Ukrainën, kapi në vështirësi shumë shtete evropiane, të cilat janë të lidhura ngushtë me gazin rus. Nga ana tjetër, Rusia e ka përdorur këtë fill, duke detyruar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të mendohen dy herë për sanksionet e ndërmarra.

Vladimir Putin i ka përdorur karburantet si një mjet shantazhues ndaj këtyre shteteve, përtej metodave të tjera diplomatike. Së fundi ai kërkoi nga vendet që importojnë gazin rus, duhet të paguajnë me monedhën vendase ruse, rublën, në të kundërt prishjet marrëveshja për furnizimi.

Gjiganti rus energjetik Gazprom thotë se  ndaloi eksportet e gazit në Poloni dhe Bullgari për shkak të refuzimit të vendeve për të paguar me rubla.

Richard Prokypcak, shefi i furnizuesit më të madh të energjisë në Sllovaki, SPP, ka thënë për programin "Today të BBC Radio 4", se ende ekziston rreziku që Rusia të shkurtojë furnizimet me energji për vendet që nuk paguajnë me kushte ruse.

Ai thotë se "rreziku është padyshim i lartë" dhe qëllimi kryesor i kompanisë së tij është të përgatitet për një situatë të tillë. Prokypcak thotë se nuk ka përgjigje të lehta për financimin e gazit natyror të Rusisë.

"Çdo import nga Rusia, jo vetëm gazi natyror, mund të ndihmojë në nxitjen e përpjekjeve të luftës. Një pyetje me të cilën përballemi është nëse sanksionimi i importeve të gazit nga Rusia mund t'i japë fund," thotë ai.

Së fundi, Bashkimi Evropian po përpiqet të ndërmarrë më shumë sanksione ndaj Rusisë, ku ndër të tjera përfshihet edhe vendosja e mebargos për gazin rus, gjë që ka "futur në konflikt" shtetet anëtare.

Hungaria kundër ndalimit të plotë të BE-së për naftën dhe gazin rus

Budapesti mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia, tha zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.

"Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: ne nuk i mbështesim ato," thotë ai.

Një embargo totale ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t'u përfshirë në raundin e tij të gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Ministrat e Energjisë së BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim të bashkuar për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet një sërë bisedimesh urgjente këtë javë.

Megjithatë, Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për mbylljen e furnizimeve me energji ruse.

Për një embargo të mundshme të naftës, ai thotë: "Vendet e tjera nuk janë ende atje, dhe mendoj se kjo duhet respektuar. Në rastin e gazit, për shembull, ne nuk do të ishim gati."

Gjermania thotë se është e përgatitur për një embargo

Berlini kishte kohë që hezitonte të vendoste një embargo për naftën ruse, por së fundmi ekonomia më e madhe e Europës ka ndryshuar qëndrim.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kërkon që në paketën e gjashtë të sanksioneve të BE të vendoset edhe embargoja e naftës.

“Para disa javësh e dinim, se sanksionet e menjëhershme energjetike nuk mund të mbaheshin dot në fuqi më shumë se 1 muaj, por tani jemi përgatitur, pasi sanksionet kundër Rusisë mund të zgjasin edhe disa vite”, u shpreh ajo në një intervistë për televizionin e parë gjerman, “ARD”.

Arsyeja e ndryshimit të qëndrimit të Gjermanisë mendohet se qëndron në sukseset e kësaj të fundit në gjetjen e furnizuesve alternativë të naftës.

Sanksionet e reja kundër Rusisë mund të vendosen që të mërkurën e kësaj jave. Për të bindur ende vendet skeptike, parashikohet zbatimi me disa faza i sanksioneve.

Kështu vendeve anëtare të BE do t’i jepen gjashtë deri në tetë muaj kohë për të diversifikuar burimet e tyre të naftës. Si vend bllokues kundër sanksioneve konsiderohet Hungaria duke qenë se kreu i qeverisë, Viktor Orban ka lidhje të afërta me Kremlinin.

Mbështetësit e embargos argumentojnë se Rusisë përmes një hapi të tillë do t’i hiqej një burim i rëndësishëm të ardhurash për financimin e luftës në Ukrainë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH