Aktualitet

Gazetarja: Pse Tahiri nuk ka shanse të rikthehet në politikë nëse...

Shkruar nga Liberale
Gazetarja: Pse Tahiri nuk ka shanse të rikthehet në politikë

Gazetarja Klodiana Lala tha se nëse ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shpallet fajtor, për çfarëdolloj akuze, nuk ka asnjë shans që të rikthehet në politikë, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

“Mendoj se Tahiri do të rikthehet në politikë, nëse fiton pafajësinë. Në të kundërt nuk do të ketë asnjë mundësi që ai të kthehet në politikë, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Për këtë arsye, e cilësova si etapën e re të karrierës së tij politike, pasi gjithçka varet nga kjo godinë, që do të vendosë për fatin e Tahirit. Nuk ka rëndësi nëse dënohet për shpërdorim detyre, apo trafik droge, ai sërish nuk do të mund të rikthehet në politikë, nuk mund të përballet me elektoratin. Tashmë gjithçka varet nga drejtësia”, tha gazetarja. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH