Globi

Gazetarja i vë flakën vetes para ministrisë së Brendshme

Shkruar nga Liberale
Gazetarja i vë flakën vetes para ministrisë së Brendshme

Një redaktore lajmesh në Rusi i dha fund jetës duke i vënë zjarrin vetes përpara zyrave të ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhniy Novgorod, raportojnë mediat lokale.

Irina Slavina më herët shkroi në Facebook: “Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time.”

Ajo tha të enjten se policia kishte ushtruar kontroll në banesën e saj duke i sekuestruar kompjuterë dhe dosje me materiale, shkruan BBC.

Slavina ishte kryeredaktore e faqes së lajmeve në internet 'KozaPress'.

Autoritetet deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment mbi çështjen.

Vitin e kaluar, redaktorja u gjobit për “mosrespektim të autoriteteve” në një nga artikujt e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH