Aktualitet

Gazetarja e BBC, dokumetar për bunkerin e Enver Hoxhës: Nuk pati asnjë sulm nuklear, por vetëm varfëri shkatërruese

Shkruar nga Liberale
Gazetarja e BBC, dokumetar për bunkerin e Enver Hoxhës: Nuk pati

Historiania, autorja dhe gazetarja e BBC, Bettany Hughes ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të vizituar bunkerin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Gazetarja thotë se, ky është bunkeri sekret më i madh në të gjithë vendin. Bunkerët e krijuar nga ish-diktatori Hoxha nuk qenë të nevojshme asnjëherë, pasi nuk pati asnjë sulm nuklear, por, sipas saj, pati vetëm një varfëri shkatërruese.

“Ky është bunkeri sekret më i madh në të gjithë vendin. Është të paktën 5 kate nën dhe, dhe qëllimi i tij ishte të përballonte sulmet kimike dhe nukleare. Janë qindra dhoma në këtë bunker, me qëllime të ndryshme. Kështu, ti ke dhomat e dekontaminimit, apo ato për komandantët e ushtrisë dhe pastaj, është kjo kinema apo teatër, vërtetë i çuditshëm dhe gjithashtu i bukur, ku oficerët vinin për të marrë komanda dhe për të parë deklaratat publike të qeverisë. Ideja e gjithë kësaj ishte që edhe nëse një luftë nukleare do të zhvillohej, një formë e çuditshme e jetës, të mund të vazhdonte këtu poshtë. Kjo është dhoma personale e Enver Hoxhës… Dhoma e ish-diktatorit ishte një nga më të sigurtat në bunker, ndërsa projekti i tij është frymëzuar nga një vizitë në Korenë e Veriut. Bunkerët e krijuar nga ish-diktatori Hoxha nuk qenë të nevojshme asnjëherë, pasi nuk pati asnjë sulm nuklear, por pati vetëm një varfëri shkatërruese. Gjatë regjimit të Hoxhës, populli shqiptar u bë një nga më të varfrit në botë", thotë gazetarja.

“Mrekullitë e Shqipërisë” është një dokumentar me dy episode të prodhuar nga gjiganti britanik BBC, dedikuar historisë dhe kulturës së vendit tonë.

Episodi i parë u transmetua në datat 21 dhe 22 janar, ndërsa i dyti në datat 28 dhe 29 janar. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH