Aktualitet

“Lërini ironitë, ju heq mikrofonin”, gazetarja debaton me Çlirim Gjatën

Shkruar nga Liberale
“Lërini ironitë, ju heq mikrofonin”, gazetarja debaton me

Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar me ish-deputetin Çlirim Gjata lidhur me arrestimin e Astrit Carës dhe Besnik Balani, të cilët akuzohen se kanë djegur flamurin serb gjatë protestës së 20 dhjetorit.

Gjata e cilësoi këtë arrestim si politik dhe të kërkuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa gazetarja Lala, pyeti se përse mund të cilësohet ky arrestim si politik, ku Gjykata e ka cilësuar si të ligjshëm. Këtu ka precipituar dhe debate që ka dërguar deri në largimin e mikrofonit nga gazetarja Lala.

“Prokuroria dhe gjykata s’ka asnjë provë ar rrezikshmëri të këtyre persona. Këta janë akuzuar për nxitje të urrejtjes, djegia e flamurit nuk është vepër penale.

As për nxitje urrejtje skano asnjë provë, nuk është problemi që u dogj flamuri serb, e mbani mend atë ndeshje kur në serbi sa flamuj u dogjën dhe askush nuk u dënua, asnjë nuk është arrestuar Edi Rama gënjen, sapo Rama bëri statusin në faceboook menjëherë policia reagoi.”- tha Gjata.

Lala: U cilësua si i ligjshëm arresti.

Gjata: Sot ka konferencë Klodiana do iu përgjigjet juve, ne o bëjmë pyete.

Lala: Unë po bëj pyetje zoti Gjata, mund të përgjigjeni, ironinë mbajeni… Gjykata e konsideroi të

ligjshëm a mund të na thoni pse e konsideroni arrestim politik?

Gjata: Nuk pushon Klodi.

Lala: Unë të heq dhe mikrofonin, a mund të na përgjigjesh?

Gjata: Ju lutem mbajeni mikrofonin se më fike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH