Aktualitet

Gazetari zbulon tjetër emër të njohur që u arrestua sot në Elbasan

               Publikuar në : 22:23 - 14/06/19 Liberale

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Repolitix ka zbuluar një tjetër emër jo pak të njohur për policinë që është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Krasta” sot në Elbasan.

Hoxha tha se në mesin e të shoqëruarve është edhe Bledar Muça, i cili ka kundërshtuar forcat RENEA.

“Forcat speciale dhe FNSH të dërguara nga Tirana kanë bastisur të gjithë zonën ku operojnë kryesisht klani Çapja, kanë kapur disa persona, kanë shoqëruar shumë më tepër sesa kanë kapur. Bledar Muça është ndaluar për shkak të kundërshtimit që i ka bërë forcave të policisë, e ka shoqëruar RENEA. Të kontrollosh një numër kaq të madh banesash dhe numri i armëve që janë kapur është shumë i vogël. Që do të thotë që diçka ka punuar aty brenda…Kemi të bëjmë me grupe që kanë mbi dy dekada në aktivitet. Janë kontrolluar edhe bizneset e krahut tjetër, sepse ka dalë edhe një episod i vitit 2013 ku është i përfshirë Suel Çela“, tha Hoxha.

Bledar Muça dhe Florenc Çapja, janë dy personat qe i shpëtuan atentatit më 3 Shkurt të 2016-ës, masakër ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Por Çapja dhe Muça nuk janë bërë vetëm shënjestra atentatesh. Ata kanë qenë të dyshuar edhe për disa ngjarje kriminale të ndodhura në këtë qytet, gjatë viteve të fundit./ Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *