Aktualitet

Gazetari zbulon skemën, si ra në kurth Ervis Martinaj

Shkruar nga Liberale
Gazetari zbulon skemën, si ra në kurth Ervis Martinaj

Gazetari Ferdinand Dervishi ka shpjeguar një nga skemat e mundshme që kundërshtarët e Ervis Martinaj përdorën për të future në kurth këtë të fundit.

Gjatë një interviste televizive Dervishi u shpreh se një skemë të tillë nuk e ka hasur as nëpër filma.

Gazetari deklaroi se kundërshtarët e Martinajt u mblodhën dhe bashkëpunuan për të ngritur një kurth.

Sipas gazetarit, ata me mirëkuptim të plotë vendosën që të përdornin si karrem kundërshtarin më të ashpër të Martinajt, ku me aprovimin e ketij personi “karrem” e lidhën në një karrige dhe filmuan momentin teksa po e dhunonin.

Kjo video iu dërgua Martinajt dhe ai u josh duke rënë në kurthin e tyre, pasi “karremi” ishte targeti kryesor që kishte vetë Martinaj.

Ndër të tjera Dervishi deklaron se kjo është një histori që policia e di dhe ka shkuar edhe në objekte të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë prove sipas tij.

“A kërkonte ky Ervis Martinaj, paguante njerëz të ndryshme e thoshte “më sill kokën e tij”, kjo u përdor në të kundërt të tij. Kundërshtarët e tij u mblodhën dhe në mënyrë shumë të zgjuar, unë s’e kisha hasur as nëpër filma e libra që kam lexuar, ata marrin një nga kundërshtarët kryesorë të tij në marrëveshje dhe i ngrenë një grackë.

Ata e lidhin në një karrige dhe me miratimin e tij fillojnë ta filmojnë kur dy persona e qëllojnë dhe e bëjnë gjak realisht këtë njeri. Ata i çojnë video Vis Martinaj dhe i thonë këtë po kërkon ti?

Hajde e mere se e kemi ne. Ai i bindur nga videoja që ishte krejtësisht origjinale, ra në kurth dhe ata e kapën dhe kjo është historia e tij. Kjo është histori që policia pa dyshim e di, ka vajtur edhe në objekte të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë provë”,-tha gazetari Dervishi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH