Showbiz

Gazetari zbulon anketën: 37% e të rinjve në Gjermani duan sa më shumë përvoja seksuale para martesës, por edhe partner/e

Shkruar nga Liberale
Gazetari zbulon anketën: 37% e të rinjve në Gjermani duan sa

Gazetari i “Deutsche Welle”, Bahri Cani disa të dhëna shumë interesante për të rinjtë në Gjermani.

Një sondazh ku janë anketuar të rinj të grupmoshës 18-35 vjeç cilëson se 37% prej tyre duan që të kenë sa më shumë eksperienca seksuale para martesës, por një pjesë tjetër duan gra që s’kanë patur shumë partnerë.

37% e të rinjve thonë se do të donte të flinte para martese me sa më shumë gra, mbase për të mbledhur përvoja. Ndërsa burrat, kur vjen puna te martesa, shumica dërrmuese prej tyre thotë se do të donte që të martohej me një femër e cila nuk ka pasur edhe aq shumë partnerë. Pra, në njërën anë kemi rreth 40% të personave që duan të flenë me sa më shumë gra, ndërsa në anën duan të martohen me gra të cilat nuk kanë pasur shumë partnerë”, u shpreh Bahri Cani.

Cani, teksa ishte i ftuar në “Aldo  Morning Show” në Tv Klan, shton se nuk mund të thuhet nëse të anketuarit janë gjermanë pasi 1 në 5 persona është i huaj. Megjithatë pjesa më e madhe e femrave mendojnë se burrat duhet të pranojnë barazinë gjinore.

77% e femrave mendojnë se çdo mashkull në ditët e sotme duhet të pranojë barazinë midis gjinive, pra i bie një numër shumë i madh, më shumë se 2/3. Rreth 25% e tyre mendojnë se burrat duhet të heqin dorë nga privilegjet dhe pushteti që të realizojnë interesat e tyre, ndërsa 10% besojnë se burrat po abuzojnë me pushtetin, pra me fuqinë e tyre ndaj grave prandaj dhe dhuna në familje është një problem që manifestohet, sepse siç e thashë në fillim, gjysma e njerëzve duan që të ketë edhe një ndarjeve të roleve në familje, etj, pra është një pamje goxha tradicionale e familjes”, tha Bahri Cani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH