Aktualitet

Gazetari tregon ç’pritet të ndodhë në Hagë me ish-krerët e UÇK-së

               Publikuar në : 22:01 - 17/11/20 liberale

Dërgimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Hagës ka futur në përplasje edhe palët politike në Tiranë.

Gazetari Ben Andoni komentoi në studion e Euronews Albania për qëndrimin e Tiranës, por edhe raportin që ka ndërtuar kryeministri Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se Rama dhe Vuçiç kanë ditur të përdorin njëri-tjetrin për kapital të brendshëm politik .

Të dy kanë përdorur njëri-tjetrin. Pozicioni i Vuçiç është shumë i vështirë jo se ka një opozitë të fortë, por për shkak të strukturave që janë të gati të njëjtë. Problemi është se kanë opozita të dobëta. Marrëdhënia e këtyre figurave në vitet e fundit kanë treguar se dinë ta shfrytëzojnë njëri-tjetrin. Rama për shkak të minishengenit e ka shfrytëzuar dhe me këtë ka treguar imazhin e Shqipërisë në Evropë. Ka treguar imazhin ne një vendi, që kërkon një lloj paqeje në Ballkan. Të dy jetojnë shumë mirë me njëri tjetrin, kanë një simbiozë të mrekullueshme, kanë edhe batutën që u shkon. Por ka një problem, sepse Vuçiç ka qenë ministër i propagandës dhe nuk mund t’i shmanget kësaj retorike”, tha gazetari.

Gazetari Andoni thotë se përballja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë do të jetë shumë e vështirë.

“Në Kosovë, kishte kohë që për Thaçin, për Veselin, flitej hapur që do shkojnë në Hagë. Tani problemi është se ne do presim provat. Fakti që këta njerëz në hetimin paraprak kaluan orë të tëra tregon se përballja do të jetë e vështirë. Nuk është e vërtetë se nga LDK-ja janë bërë pak, por ka shumë vrasje, ka numra të mëdha. E gjithë akuza, është e mbathur me shqiptarë, dhe ne e shikojmë në ditët në vijim, që akuza ka brenda shumë individë shqiptarë. Absolutisht shkojnë individë”, shtoi ai.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back