Showbiz

Gazetari thirrje publike Arbana Osmanit: Më theve xhamin e makinës me llamarinë, pse nuk paguan dëmin!   

Shkruar nga Liberale

Gazetari Andi Llabuti ka hedhur akuza në rrjetet sociale ndaj moderatores së njohur Arbana Osmanit.

Gazetari ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një video të makinës së tij me xhamin e thyer, dhe shprehet se dëmi është shkaktuar nga moderatorja.

Sipas tij, nga ballkoni i shtëpisë së Osmanit ka rënë një llamarinë, e cila i ka thyer xhamin e makinës. Gazetari shprehet se edhe pse Arbana është vënë në dijeni, refuzon të paguaj dëmin.

“Turp! Arbana Osmani thyen xhamin e makinës sime dhe nuk do të paguaj dëmin. Arbana Osmani, me je borxhli o bosse!”, ka shkruar ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH