Aktualitet

Gazetari: Situata e rënduar, 1 në 4 testime rezultojnë pozitive

Shkruar nga Liberale
Gazetari: Situata e rënduar, 1 në 4 testime rezultojnë pozitive

Situata në spitalet COVID në vendin tonë paraqitet problematike.

Në një lidhje direke për “News24”, gazetari Erjon Skëndaj nga Infektivi tha se shtretërit në 3 spitalet COVID thuajse janë ezauruar (Infektiv, Shefqet Ndroqi dhe COVID3).

Sipas tij, vendet e lira ka në rastet kur dalin nga spitali pacientë të shëruar si dhe rastet e humbjeve të jetëve.

Po ashtu mësohet se ditën e sotme në spitalin Infektiv ka pasur një numër më të vogël urgjencash, ndërsa raportohet se rastet që vijnë janë të rënduara.

Skëndaj tha se 1 në 4 persona rezulton pozitiv me COVID-19.

Ndër të tjera Skëndaj tha se aktualisht një numër i madh rastesh trajnohen nëpër banesa si dhe në spitalet rajonale, të cilat sipas tij janë mbushur plot.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH