Aktualitet

Gazetari: Sanatoriumi i tejmbushur, të shtruar 275 pacientë me COVID

Shkruar nga Liberale
Gazetari: Sanatoriumi i tejmbushur, të shtruar 275 pacientë me COVID

Gazetari Erjon Skëndaj tha për "News 24" se situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ paraqitet më e normalizuar, krahasuar me një ditë më parë, ku kishte fluks urgjencash të rasteve me COVID-19.

Sipas tij aktualisht në këtë spital janë të shtruar në total 275 pacientë, (250 ne pavione dhe 25 ne Urgjence) ndërsa thekson se janë shtuar dhe 60 shtretër të rinj.

Ndërsa në oborrin e këtij spitali aktualisht qëndrojnë në pritje 3 autoambulanca me pacientë brenda. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH