Kryesore

Gazetari që tronditi Maqedoninë me video: Zaev po merr fund

               Publikuar në : 14:25 - 13/08/19 LP

Gazetari italian, që publikoi incizimet për rastin “Reket” në gazetën “La verita”, Laris Gajser sot në radion sllovene “Capodistria” ka komentuar gjendjen aktuale në Maqedoni.

Gajser thotë se kryeministri Zaev është në fund të karrierës së tij dhe se ai nuk është i denjë të përfaqësojë Maqedoninë në aleancën atlantike.

Më akuzojnë se gjoja se jam duke krijuar skenarë për të ndalur rrugën euroatlantike të Maqedonisë, por kjo është jo e vërtetë dhe budallallëk. Unë besoj se problemi është pikërisht Zaevi dhe se ai nuk është zgjidhja. Kjo do të thotë se nga pikëpamja ndërkombëtare është problem që Maqedonia të ketë një kryeministër si Zaevi që është barrë për vendin e tij. Ai duhet të ndërrohet sa më shpejtë, që Maqedonia të jetë më e pastër për të hyrë në një aleancë të tillë.

Kam dëgjuar skenarë të ndryshme që unë jam dora e djathtë e Orbanit dhe Salvinit dhe se jam duke u përpjekur që të kontrolloj Maqedoninë, por nuk ja vlen që të humbim kohë me këto skenarë. Unë vetëm jam duke bërë punën time. Bëj vetëm komentimin dhe analizën e një gjëje që e kam ndjekur dhe në te cilën besoj.

Është e vërtet që kam njohur disa njerëz të afërt me Gruevskin, por gjithmonë kam dënuar disa nga metodat e tyre. Për të gjithë që nuk më besojnë, mund të lexojnë shkrimet e mia qysh në atë kohë, kam përkrahur njerëzit e mirë të së majtës që duan një jetë normale”, ka thënë ai.

(Visited 143 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *