Aktualitet

Gazetari ngre dyshime: Celularin e 28-vjeçarit e hapën në spital

Shkruar nga Liberale
Gazetari ngre dyshime: Celularin e 28-vjeçarit e hapën në

Artan Hoxha ka deklaruar se SPAK duhet të hetojë dhe të merret me abuzimet në radhët e bluzave të bardha duke filluar nga vetëvrasjet.

I ftuar në studion e lajmeve në ABC, këtë të mërkurë, Hoxha ka përmendur rastin e vetëvrasjes së 28 vjeçarit nga Durrësi, në gusht të 2020.

Gazetari ka ngritur dyshime se si ka mundësi që pas lajmit të vetëvrasjes është publikuar një letër e lënë nga ai.

“Si ka mundësi që ky, një ndër të sëmurët me celular kontaktonte herë pas here. Çfarë ka ndodhur me këtë, celulari i të cilit u mor dhe në telefon u gjet i shkruar një tekst që prezumohet se e ka shkruar ai, por që nuk ja ka dërguar askujt. Unë e kam tekstin dhe celularin e filmuar.

Kush ja dha medias? Si e mori vesh kur unë e hap dhe e shkruaj si sms. Menjëherë pasi ka ndodhur vetëvrasja, është njoftuar policia dhe celulari është provë material në varësi të hetimit. Celulari i viktimës është hapur dhe teksti i gjetur aty është marrë dhe i është dërguar medias.

Por si ndodhi një gjë e tillë? Edhe sot e kësaj dite familja nuk di protokollin që është përdorur, familja që ka kontaktuar me mjekët më të mirë se ajo s’ka folur me Tiren. Familjes nuk i është dhënë asnjë fakt. Kur familja del dhe kërkon transparencë, ato i nxjerrin letrën, telefoni nuk është hapur në polici, por është hap në spital dhe në media ka dalë para se telefoni të shkojë në polici.

Pas këtij rasti kanë ndodhur edhe pesë vetëvrasje të tjera ku familjarët kanë kërkuar transparencë, por nuk është lejuar asnjë nga familjarët që të cenonin imazhin dhe në asnjë rast nuk është çuar deri në fund asnjë hetim”, ka thënë gazetari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH