Aktualitet

Gazetari i radios vdes nga një sëmundje e papritur gjatë transmetimit ‘live’

Shkruar nga Liberale

Gazetari i njohur i radios , Tim Gough vdiq  gjatë prezantimit live të emisionit të tij të mëngjesit. 55-vjeçari u sëmur papritur paraditen e djeshme, teksa po drejtonte programin e tij të mëngjesit, të titulluar “GenX Radio Suffolk”. Dyshohet se pësoi atak kardiak dhe ndërroi jetë në transmetim.

Transmetuesi "Radio Suffolk" e ka bërë të ditur vdekjen e gazetarit në faqen e tij në Facebook: “Me zemër të trazuar ju njoftojmë se miku dhe prezantuesi ynë i dashur Tim Gough vdiq mëngjesin e sotëm teksa prezantonte programin e tij. Ngushëlllime familjes së tij: djalit, motrës, vëllait dhe nënës. Tim vdiq duke bërë atë që donte. Ai ishte 55 vjeç ” . /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH