Aktualitet

Gazetari i “Le Iene” që zbuloi Alvinin ironizon ministrin Lleshaj

               Publikuar në : 12:04 - 12/11/19 liberale

Gazetari shqiptar që punon për emisionin italian “Le iene”, ka qenë një nga personazhet më të rëndësishme që ka kontribuar në kthimin në shtëpi të Alvin Berishës, 11 vjeçarit shqiptar që u dërgua në Siri nga nëna e tij. Gazetari është marrë që në fillim me rastin në fjalë, pas denoncimit të AfrimBerishën në këtë program.

Gazetari ka reaguar së fundmi në një postim në rrjete sociale, ku ka përcjellë një mesazh për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili shkoi vetë në Siri, në momentin që vogëlushi u nxor nga kampi dhe u kthye në familjen e tij pas 5 vjetësh.

Ai ironizon më tej me flamurin shqiptar që iu hodh krahëve Alvinit të vogël,  duke u shprehur se nuk i mbeti ministrit dhe vartësve të tij t’i mësojnë dashurinë për atdheun, pasi ka një familje.

Postimi i plotë

Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.

Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.

Vetem dy gjera te vogla do te thoja.

Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.

Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.

Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.

Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.

Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone./Gazeta Liberale

<
>
73323072_2274524176009821_4128774060467290112_n thumbnail-4 Screenshot_20191112-093222_Facebook

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back