Aktualitet

Gazetari i Abc nxjerr videon e rrenjëve të kanabisit dy metra

               Publikuar në : 12:21 - 03/10/20 liberale

Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale foto teksa ndodhet mes parcelave me kanabis në veri të vendit.

Nga ajo që shihet në videot dhe fotot e publikuara nga gazetari, duket se prodhimi është i “mbarë” dhe shërbimi është bërë mirë pasi rrenjët kanë kaluar dy metrat dhe janë plot me boçe.

Hoxha shkruan se në pyjet me kanabis ka jetë, ndërsa i drejtohet me ironi kryeministrit Rama, duke i thënë se Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania. /AbcNews

Se mos u mbetet hatri, kemi edhe video…Si gjithnje, me zë dhe figurë🤪Edhe pse një jelek antiplumb nuk është kurrë i tepërt…😜Ky është pylli i vërtetë orbital i Green Albania, që pasi të korret, do të mbjellë “beton orbital” nê kryeqytetin e Lali Erit…Plot mor plot, u thye “bredhi” nga boçet, aq I mbarë është prodhimi…Dhe pastaj thoni, pse në Shqiperinë ku popullsia zvogëlohet, papunësia rritet, rroga e administratës mbetet qesharake, industria e ndërtimit vetëm lulëzon, ndërsa çmimi i apartamenteve dhe lokaleve luksoze, vetëm rritet…

Gepostet von Artan Hoxha am Samstag, 3. Oktober 2020

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back