Aktualitet

Gazetari: Gruaja shtatzënë erdhi te Infektivi me 90% të pulmonit të prekur nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Gazetari: Gruaja shtatzënë erdhi te Infektivi me 90% të pulmonit

Zbardhen detaje të reja nga vdekja e gruas shtatzënë në Spitalin Infektiv, pas dy ditësh në reanimacion.

Gazetari Erjon Skëndaj tha se e reja nga Lezha, nën 30 vjeç, ka mbërritur në Infektiv në gjendje shumë të rënduar dhe me 90% të pulmonit të prekur nga koronavirusit.

Ajo është intubuar pa bërë 24 orë e shtruar në spital dhe më pas ka ndërruar jetë, bashkë me foshnjën 4-muajsh.

“Të gjithë ata që vijnë në spital, janë në gjendje shumë të rënduar. Sipas mjekëve, pacientët vijnë në spital pas ditës së 12 të infektimit, ku deri më atëherë ata janë trajtuar në kushte shtëpie. Kur vijnë në spital, dhe tani po e lidh me rastin fatkeq të gruas shtatzënë nën 30 vjeç, nga Lezha, e cila ka mbërritur në spital në gjendje aq të rënduar, sa nga imazheria ka rezultuar me mbi 90% të pulmonit të prekur.

Nuk ka zgjatur as 24 orë dhe është futur në intubim, ku ka ndërruar jetë bashkë me foshnjën 4 muajshe. Ajo nuk ka qenë e vaksinuar. Mjekët kanë bërë apel që shenja e parë e alarmit është rënia e oksigjenit poshtë 90. Nga informacionet që kemi nga Infektivi, flitet edhe për një grua tjetër shtatzënë të shtruar, e cila ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore. Lajm i mirë është se një grua shtatzënë, që iu nënshtrua ndërhyrjes cezariane, sot ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në banesë. Alarmi i kuq, sipas mjekëve, është rënia e oksigjenit”, tha gazetari Skëndaj për News 24.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH