Aktualitet

Gazetari: E reja u infektua në QSUT, ashtu si gjysma e të vdekurve

Shkruar nga Liberale
Gazetari: E reja u infektua në QSUT, ashtu si gjysma e të vdekurve

Gazetari Erjon Skëndaj tha se 34-vjeçarja që ndërroi jetë sot në Infektiv ishte infektuar me koronavirus në ambientet e QSUT.

Skëndaj tha se viktima nga Quksi i Librazhdit kishte COVID-19 të shkallës së tretë, ndërsa ishte e intubuar.

Po ashtu ai deklaroi se gjysma e vdekjeve nga koronavirusi kanë ndodhur tek pacientë të shtruar në QSUT.

“Viktima kishte covid të gradës së tretë. Ishte e inubuar, në gjendje të rëndë. Vajza ka qenë e shtruar në spital kur është prekur nga COVID. Këto nuk janë burime zyrtare, por kërkojmë informacione zyrtare nga ministria. Ne e kemi thënë në raste analoge që pacientë të tjerë janë prekur nga COIVD kur kanë qenë të shtruar në QSUT. kur bëhet abdetimi i informacioneve të Ministrisë, nuk thuhet se ata u prekën në spital. Apo nuk thuhet se sa mjekë në këto 7-8 ditë në QSUT janë infektuar. Për fat të keq nuk kemi transparencë të paktën për këto ditë në spital. Të shtruar janë 72 persona, rreth 70 % e kapacitetit të Infektivit. Në ish-kirurgjinë janë 100 shtretër ku do të trajtohen rastet e lehta me COVID-19. nëse kemi pasur 20 vdekje nga 1 maji, 10 prej këtyre vdekjeve, kanë ardhur pas infektimit të tyre në spitale. Pra gjysma e rasteve fatale, i përkasin të shtruarve në QSUT”, tha Skëndaj për "News 24". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH