Aktualitet

Gazetari: Bie numri i të shtruarve me COVID, situata më e stabilizuar

Shkruar nga Liberale
Gazetari: Bie numri i të shtruarve me COVID, situata më e stabilizuar

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 135 persona aktualisht dhe si duket situata është më e qetë pasi ka pasur më pa urgjenca.

“Janë 10 pacientë në terapi intensive, 4 në intubim. Kemi një rënie drastike të numrit të të shtruarve që prej 13 korrikut kur u rikthye në spital COVID. Situata në spital konsiderohet më e stabilizuar dhe kjo ka ndikuar dhe në shërbim. Kemi një gjendje më të përmirësuar në spitalin e Sanatoriumit ku shërbejnë 15 mjekë primarë por edhe mjekë specializantë dhe dhjetëra infermierë”, raportoi Skëndaj.

Burimi: BW

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH