Kryesore

Gazeta Liberale vjen sot me titullin: Opozita, hetim zgjedhjeve

               Publikuar në : 08:54 - 01/05/21 liberale

Ndërsa opozita deklaroi dy ditë pas votimeve, se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin demokratike dhe denoncoi blerje industriale të votave nga maxhoranca, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë ngritur një shqetësim që ata e konsiderojnë edhe më të madh.

Drejtuesja e misionit të vëzhguesve, ambasadorja Urszula Gacek theksoi në një intervistë keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore. Atë që ajo e cilësoi si qëndrim të turbullt të kufirit mes partisë dhe shtetit.

Edhe kandidati demokrat për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj fliste pak ditë më parë se opozita nuk ishte përballur me një kundërshtar politik, por me një regjim dhe me bandat e tij.

Alarmi qe ngritur më herët, gjatë fushatës nga Elbasani, ku PD denoncoi në polici se elementë të lidhur me PS ofronin para në këmbim të votës në mes të qytetit.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back