Kryesore

Gazeta Liberale vjen sot me titullin: Në pritje të hapjes

               Publikuar në : 08:47 - 27/05/21 liberale

Kryeministri Rama e pati lajmëruar më herët një sezon turistik pa kufizime, ndërsa bëri premtimin se brenda qershorit vendi do të kishte më shumë se pesëqind mijë të vaksinuar.

Dje, kreu i qeverisë tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë sot me një plan të ri, ndërsa njoftoi se do të ketë lehtësim të mëtejshëm të masave.
“Ambicia jonë për një sezon turistik shumë më të lehtësuar se sezonin e kaluar besoj do të realizohet”, deklaroi dje zoti Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh përmes rrjeteve sociale se pas 244 ditësh në vend nuk u shënua asnjë humbje jete nga koronavirusi, ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan 15 të infektuar.

Për më tepër lexoni Gazetën Liebrale, print ose online!

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back