Aktualitet

Gazeta Liberale vjen sot me titullin: Finish me tension

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale vjen sot me titullin: Finish me tension

Me numërimin mbrapsht të orëve që çojnë drejt votimit të së dielës, nervat e politikës duket se nuk mbajnë më.

Pasi demokratë të qarkut të Dibrës bllokuan të enjten në fshatin Maqellarë një automjet duke pretenduar se kishte brenda 5 milionë lek të destinuara të shpërndaheshin në këmbim të votës, kandidati Xhelal Mziu lëshoi dje një deklaratë të fortë.

Në një takim me banorë të zonës, ai pohoi se PD kishte ngritur aty grupe të gatshme. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pohoi se ekziston një strukturë për mbrojtjen e votës. Por ndërsa ngjarja e Elbasanit është nën hetim, Mziu do t’u thoshte dibranëve se “mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH