Aktualitet

Gazeta Liberale në print hapet sot: Pa rezultat

               Publikuar në : 08:48 - 29/05/20 liberale

Megjithëse dinamika e djeshme, me ambasadoren amerikane që takoi anëtarët e Këshillit Politik, deklaratën e OSBE për fokus tek rekomandimet e ODIHR dhe mesazhi i  Komisonerit për Zgjerimin se ishte thelbësore për integrimin, mbledhja e Këshillit Politik nuk prodhoi rezultat, ndërsa miratimi kanë mbetur vetëm dy ditë nga miratimi i Reformës Zgjedhore.

Të gjithë sytë nga Reforma Zgjedhore. Opozita, që i rikthehet fuqishëm pas tërheqjes nga shembja e teatrit, e zotuar publikisht për ta mbyllur më 31 maj, ambasadorja  e ShBA-së që zhvillon takime kokë më kokë me të katërt anëtarët e Këshillit Politik, OSBE që thekson shtatë rekomandimet e ODIHR-it dhe Komisioni Europian që këshillon mbylljen pa vonesa, si një nga kushtet për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Nga rikthimi në tryezë, nga e cila demokratët thanë se nuk kishin ikur kurrë pavarësisht mungesave, selinë blu e kanë vizituar aktorë të jashtëm e të brendshëm e ku theksi i bisedave ka qenë Reforma Zgjedhore.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back