Newsroom Liberal

Gazeta Liberale hapet sot me titullin: Ndërhyrje amerikane

               Publikuar në : 08:56 - 23/04/21 liberale

Fryma e mosbesimit tek një proces zgjedhor i drejtë e transparent, ka shkuar deri në pikën ku opozita ka ndjerë nevojën të ngrejë një strukturë të sajën për mbrojtjen e votës.

Pavarësisht se palët u ulën jo pa vështirësi për Reformën Zgjedhore, pak ditë para zgjedhjeve  të  25 prillit të cilësuara edhe si më të rëndësishmet në vend duket se pak ka ndryshuar nga e shkuara.

Ndërsa dy ditë më parë,  Gazment Bardhi në deklaratën e tij publike mohoi se autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Pjerin Xhuvani në Elbasan të ishte truprojë e tij, ai pohoi se Arbër Paplekaj ishte pjesë e strukturës së ashtuquajtur për mbrojtjen e votës.

Autori i dyshuar dhe dy të plagosur në ngjarjen e dy ditëve më  parë dikur me funksione në Policinë e Shtetit, ishin pjesë e kësaj strukture që Partia Demokratike ka ngritur për të ndaluar shitblerjen e votës.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back