Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Shqyrtim pa zgjidhje për 30 qershorin

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Shqyrtim pa zgjidhje për 30 qershorin

Pranimi i padisë së Voltana Ademit mbi antikushtetueshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, anuluar me dekret nga presidenti Meta, mund të ngjante si një hap i hedhur drejt zgjidhjes së ngërçit dhe përmbushjes  së një prej pikave të Bundestagut gjerman, që kërkon një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte anëtarët e nevojshëm për të gjykuar çështjen.

E mbetur me katër anëtarë, pasi anëtari Besnik Muçi u shkarkua nga shkalla e dytë e vetingut dhe me Arta Vorpsin e Marsida Xhaferllarin për të njëjtin vend, Gjykata Kushtetuese e ka të pamundur të dalë në një vendim mbi kushtetueshmërinë e zgjedhjeve  e megjithatë, dy ditë më parë ka pranuar të shqyrtojë  padinë e kryebashkiakes në detyrë të Shkodrës, bërë në cilësinë e kreut të Shoqatës së Kryebashkiakëve.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH