Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Ripajtimi i brishtë

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Ripajtimi i brishtë

U desh vetëm një bisedë disa orësh, që kryeministri i zgjedhur i Kosovës të bindej se kryeministri shqiptar nuk ka qenë kurrë mbështetës i idesë për shkëmbim territoresh mes Prishtinës dhe Beogradit. Të paktën kështu deklaroi Albin Kurti një ditë pas takimit të së premtes me Edi Ramën në kryeministri.

Motivi i ftohjes mes dy liderëve të majtë kishte ardhur, siç zbuloi në një intervistë pak ditë më parë vetë Kurti, si shkak i mbështetjes që kryeministri Rama i dha presidentit Thaçi vitin e kaluar, ndërsa “Vetëvendosja” protestonte kundër Thaçit me moton “ një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale sot. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH